Sa herë që bie shi i rrëmbyeshëm, rrugët e kryeqytetit vërshohen nga uji.
E për gjendjen që ngjason me një lumë, qytetarët thonë që është bërë e bezdishme.
Madje për rrugët me ujë banorët e Prishtinës thonë që tashmë e dinë edhe shkaktarin, sipas tyre i gjithë faji mbetet tek gypat e ngushtë të cilët nuk e përballojnë sasinë e të reshurave.
Të njëjtin mendim e kanë edhe Organizata Iniciativa për Progres, e cila merret me monitorimin e qeverisjes lokale që thonë se komuna nuk po bënë mjaftueshëm në këtë drejtim.
Ndërsa nga Komuna e Prishtinës thonë që kanalizimet dhe shtretërit e prronjve e prrockave brenda e përreth Prishtinës pastrohen rregullisht/ KlanKosova.tv