Stabiliteti i shteteve dhe nevoja e barazpeshimit të forces si qëndrojnë punët në kontekstin e sotëm global
Ejup Berisha
Disa vite pas leximit nga unë të librit Bota e ripërtrirë të autorit Henri Kisingjer i njejti tani rikthehet ne qender te vemendjes se opinionit botëror për shkak se në të trajtohet tema shumë e rëndësishme ajo e nevojë së vendosjes se barazpeshës së forcës i prishur nga luftërat ekspansioniste te Napolen Bonaparës në vitet 1800. Pse atë kohë ishte i rëndësishëm barazpeshimi i forces mes shumë sheteve pasiqë shtete si Austria, Prusia, Anglia dhe Rusia ishin të rrezikuara nga luftërat ekspansioniste të Napoleonit. Kështuqë duke tentuar që të ruhen këto e kanë pasur të domosdoshme që të mblidhen dhe të krijojnë një aleancë e cila është quajtur d shenjtë përmes së cilës është barazpeshuar forca. Pra barazpesha e forces edhe sot është e rëndësishme me qëllim të shmangjes së rreziqeve për sigurinë dhe lirinë e shteteve. Atëkohë shtete të tëra ishin të rrezikuara nga Franca prandaj nevoitej kufizimi i forces së saj. Cila është gjendja e raportit të forcave pas konfliktit të fundit mes SHBA-Izraelit me Iranin në Lindjen e afërt si duket jo vetëmse në këtë rajon por edhe në përmasa më të gjëra botërore kemi lëkundje të barazpeshës së forcës prandaj për t iu shmangur rreziqeve nga një konflikt më i gjërë është e rëndësishme të punohet në rivendosjen e një barazpeshe progressive. Cka paraqet barazpesha e forces në kuptimin politiko-diplomatik. Ky term nënkupton një gjendje në marrëdhëniet ndërkombëtare në të cilën asnjë shtet ose grup shtetesh nuk ka force të tillë me të cilën do të mund të dominojë ndaj shteteve tjera. Cili është qëllimi? Ai është që të ruhet stabiliteti dhe të parandalohet shpërthimi i luftës përmes si arrihet kjo. Kjo arrihet përmes
shpërndarjes së forces te aktorët e shumtë botëror. Çfar do të thotë kjo më saktë. Nëse një vend është apo bëhet shumë i forte e vendet tjera bashkohen ose forcojnë kapacitetet e tyre për ta barazpeshuar forcën e saj në këtë rast kemi barazpeshim force. Kjo krijon një situatë që parandalon hegjemoninë dominimin e plotë të një force të caktuar ndaj forcave tjera. Ky parim shpesh ka çuar dhe çon në krijimin e aleancave, koalicioneve dhe marrëveshjeve diplomatike. Prej kur egziston ideja e barazpeshimit të forces ajo ka ekzistuar edhe më herët, por si parim kyç i politikës ndërkombëtare u formua në Evropë pas Paqes së Vestfalisë të vitit 1648, atëherë kur u krijua sistemi i shteteve sovrane. Më vonë zhvillohet në veçanti në shekujt 18 dhe 19 p.sh gjatë diplomacisë evropiane pas mbajtjes së Kongresit të Vjenës dhe në shekullin e 20-të gjatë Luftës së Ftohtë, kur bota ishte e ndarë në blloqe SHBA-BRSS. Gjatë Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik ruajtën një barazpeshë përmes fuqisë ushtarake, politike dhe bërthamore,dhe si rezultat i kesaj gjendjeje asnjëra palë nuk e sulmoi drejtpërdrejt njëra tjetrën sepse kjo do të prishte barazpeshën dhe do të çonte në një luftë me pasoja katastrofike gjendje qe mund të ndodhë edhe sot nese nuk qetesohen armiqsitë e fundit në rajonin e Lindjes së afërt. Për Kisingjerin koncepti i barazpeshimit të forces ka një kuptim më të thellë dhe më realist sesa në teorinë klasike. Si e kupton ai këtë gjë. Pra për të ai nuk është thjesht force e barabartë por një mjet praktik për ruajtjen e rendit ndërkombëtar sistem në të cilin fuqitë e mëdha i pranojnë kufizimet e forces së njëra tjetrës dhe të njejtat veprojnë në mënyrë që asnjëra nuk përpiqet ta shkatërrojë ose nënshtrojë plotësisht tjetrën. Me fjalë të tjera qëllimi nuk është barazia e përsosur por stabiliteti I domosdoshëm. Kisingjeri ka theksuar se paqja nuk vjen sepse shtetet janë të mira por se ato e njohin vetëm barazpeshën e forces e me këtë të njejtat i vlerësojnë pasojat e konfliktit dhe fillojnë të sillen në mënyrë racionale për të ruajtur barazpeshën. Si model Kisingjer shpesh e citon sistemin evropian pas Kongresit të Vjenës, ku fuqitë e mëdha si Austria, Rusia, Prusia, Britania me Francën e kanë ruajtën stabilitetin përmes bisedimeve kompromisit, dhe njohjes së ndërsjellë të interesave. Për dallim prej qasjes idealiste barazpeshimi i forcës nuk është një parim moral por një mekanizëm realpolitik politikë i bazuar në interesa dhe fuqi e jo në ideologji. Sipas Kisingjerit nëse nuk ekziston barazpesha një force përpiqet të dominojë dhe fillon lufta.E nëse ka barazpeshë atëherë forcat e kufizojnë njëra tjetrën dhe ka paqe relative. Në realitetin e sotëm përmes prizmit të Henry Kissingerit barazpeshimi i forcës nuk është më aq i thjeshtë sa ishte gjatë Luftës së Ftohtë pasiqë atëherë ka ekzistuar një sistem i qartë bipolar e sot kemi një botë shumëpolare me qendra të shumta force. Logjika e Kisingjerit në kontekstin e sotëm SHBA-të përpiqen të barazpeshojnë ngritjen e Kinës përmes aleancave në Azi. Kina mundohet ta shmang konfrontimin e drejtpërdrejtë por gradualisht e ndryshon barazpeshën. Rusia po përpiqet të prishë barazpeshën perëndimore dhe të rrisë ndikimin e saj. Rezultati nuk është një barazpeshë e qëndrueshme por një përshtatje e vazhdueshme. Roli i vendeve të tjera si Bashkimi Evropian paraqet një bllok ekonomik me ndikim të fuqishëm politikë. India një fuqi në rritje që mundohet të barazpeshojë mes SHBA-së dhe Kinës. Turqia një fuqi e konsideruseshme rajonale me strategjinë e vet si dhe Brazili, Afrika e Jugut, etj. Për këtë arsye barazpesha është gjithnjë e më e rëndësishme në një botë shumëpolare si po tenton të bëhet kjo e sotmja . SI qëndrojnë punët në aktualitetin e tanishëm. Kisingjeri do të thoshte se problemi i botës bashkëkohore është se nuk ka rregulla të qarta dhe të pranuara loje sikurse pas Kongresit të Vjenës. Forcat e mëdha ende nuk janë pajtuar për një barazpeshë të qëndrueshme. Kjo e sotmja është më e paqëndrueshme dhe më komplekse se më pare e bazuar në konkurencë të madhe por edhe në ndërvarësi veçanërisht ekonomike e cila duket më shumë si një proces dinamik sesa një gjë e statike.