Mashtrim online në Tetovë, 47-vjeçari humb 20 mijë denarë pas klikimit në një link





Një qytetar nga Tetova ka rënë pre e një mashtrimi online dhe ka humbur 20.000 denarë. Tetovasot mëson se ai kishte marrë një mesazh lidhur me një pagesë të supozuar për rezervimin e një banese në Shkup.

Pasi kishte hapur linkun dhe kishte futur të dhënat e kartelës bankare, nga llogaria e tij janë tërhequr paratë. Kur mashtruesit kërkuan edhe 25.000 denarë shtesë, ai dyshoi dhe kontaktoi bankën, e cila bllokoi menjëherë kartelën.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo