ASH: Hasim Murtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë, paska dalë të na shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën e tij të fundit

ASH: Hasim Murtezani, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qeverisë, paska dalë të na shpjegojë se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën e tij të fundit

Problemi, z. Murtezani, nuk është se qytetarët nuk ju kanë kuptuar. Problemi është gjuha që përdorni dhe mënyra se si u drejtoheni atyre që ju kritikojnë.

Ju mbani një funksion të lartë shtetëror dhe prej jush pritet më shumë përgjegjësi e maturi. Në vend që të reflektoni për fjalorin e përdorur, vazhdoni me akuza për hipokrizi e djallëzi ndaj kritikëve tuaj.

Askush nuk jua mohon të drejtën për të shprehur mendimin tuaj, por funksioni që mbani kërkon një standard tjetër komunikimi.

Qytetarët kanë të drejtë t’ju kritikojnë, ndërsa ju keni detyrimin t’i respektoni, edhe kur nuk ju pëlqen ajo që thonë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo