Nuk është hera e parë dhe as që do të jetë e fundit që mashtrohemi dhe tradhtohemi nga Evropa plakë. Një dekadë më parë i dhamë Malit te Zi 8200 hektar tokë nën premtim të liberalizimit, kurse së fundmi i dhamë 24 hektar tokë Manastirit të Deçanit për anëtarësim në KiE dhe prapë mbetëm jashtë agjendës për anëtarësim.
Shkruan: Florim Zeqa
Mungesa e unitetit kombëtar
Të gjitha koncesionet na erdhën dhe po na vijnë shkaku i mos unitetit tonë politik për zbatimin e Asociacionit. Pas fillimit të dialogut të Brukselit kushdo që ishte dhe erdhi në pushtet u kundërshtua nga të gjitha forcat opozitare për temën e asociacionit!
Përgjatë dialogut 13 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, momentumi më i përshtatshëm i përmbylljes së dialogut ishte ai propozimit për shkëmbim të territoreve si kompromis i dyanshëm, porqë asokohe ishte kundërshtuar fuqishëm nga ish opozitarët e djeshëm apo pushtetarët e sotëm të cilët bën kompromis të brendshëm me dhenjën e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit pa marrë asgjë në këmbim.
Për këto 13 vite u ndërtuan kauza e kundërkauza të rrejshme për mbajtjen dhe marrjen e pushtetit duke e harruar në plotni të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve.
Të gjitha qeveritë e paspavarësisë dhe të gjithë kryeministrat që erdhën në pushtet me kauzën e njëjtë të mos dialogimit me Serbinë pa njohje paraprake, të gjithë i gelltitën premtimet e tyre nga i pari deri tek ky i fundit!
Për habi, asnjëri prej liderëve shtetëror nuk mundi t’i përballojë gjatë presionit ndërkombëtar!
Secili politikan që u ulë në karrikën e thellë të pushtetit i zbuti qëndrimet politike, duke ju nënshtruar egos personale mbi kurrizin e popullit të përvuajtur ndër shekuj!
Nëse duam për të mbijetuar nga kurthet dhe prapaskenat e ndërkombëtarëve, e në veçanti të Evropës plakë, Kosovës dhe shqiptarëve ju duhet një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!