Është hera e parë që nga fillimi i pluralizmit politik, që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, kanë ndërtuar një Opozitë kaq të madhe. Por fatkeqësisht, pa program politik, pa ide dhe vizion, se cfarë do të bëjnë në 4 vjecarin e ardhshëm, nëse marrin mbështetje nga shqiptarët.
E vetmja ofertë e kësaj të ashtuquajture opozitë është “Albin Kurti, Albin Kurti
“ dhe “ ne e duam ndryshimin për Shqiptarët, por ne kryetarët e partiçkave mos të ndryshojmë”.
Kjo opozitë, në platformën e saj ka dhe një premtim të një lypsari, që është “edhe pse e dimë që do të humbasim, neve do na marrë Mickovski në qeveri”.
Këtë politikë mercenare, shqiptarët e përbuzin me neveri, prandaj i bëj thirrje opozitarëve me pushtet të VLEN-it, të shprehen se si bëhet ky ndryshim, cfarë nënkuptojnë ATA me fjalën “ndryshim”. Mua më rezulton që VLEN as që ja kane idenë, përkundrazi, kanë ngelur në mentalitetin mesjetar të inateve personale dhe të baltosjes të të tjerëve që mendojnë ndryshe nga ata.
Të nderuar “opozitarë me pushtet”, ju ftoj të reflektoni dhe ti merrni seriozisht shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse NE jemi një popull me vetëdije dhe kulturë të lartë politike, dhe dimë të ndajmë të bardhën nga e zeza, realen nga mashtrimi.
Është detyrë e juaja t’ju ofroni shqiptarëve një standard më të lartë përfaqësimi nga ai që ju ofroi BDI-i këto vite të qeverisjes së saj.
Ju kujtoj, që BDI ju dha shqiptarëve mbi 28 mijë shqiptarë të punësuar në Administratën Shtetërore.
BDI ju dha shqiptarëve Kryeministrin e vendit, Kryetarin e Kuvendit, Ministrin e financave, Ministrin e Punëve të Jashtëme, Ministrin e Ekonomise, Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë, dhe bashke me aleatët mbi 50% të resorseve të Qeverisë.
BDI ju dha shqiptareve 2 miliardë Euro investim kapital të koridorit të 8-të, e futi Maqedoninë e Veriut në NATO – Aleancën më të madhe të politico-ekonomike dhe të paqes ne bote, BDI hapi bisedimet për antarësimin në Bashkimin Europian dhe është garantuese e Marëveshjes së Ohrit dhe Prespës.
VLEN-nuk dua tju kujtoj juve deklaratat kontraverse të kryetarëve që formojnë këtë kualicion, sepse janë skandaloze, që nga kushtetuta qytetare e deri tek deklaratat që “As unë as Bilal Kasami nuk do të bëhemi, as President as deputet, por do të kthehemi në komuna si kryetar, sepse ne e dimë që nuk fitojmë dot.
VLEN, bëhuni serioz dhe mos dëmtoni rrugën Europiane të Shtetit, dhe mbi të gjitha të vendosni në rrezik rrugëtimin dhe arritjet politike të shqiptarëve.
Une Fola,
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Specialja rrëzon kërkesën e Prokurorisë që Thaçit t’i kufizohen vizitat me disa persona
- Nikollovski: Me Bankën botërore locuam mbi 14 milionë euro për rrugët lokale
- Osmani: E nderuar të jem e ftuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
- Bilall Kasami dënon thirrjet e “Ballistëve” në Tetovë për ndeshjen Shqipëri – Sërbi (VIDEO)
- Integrimi, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord
- Padi penale kundër dy inspektorëve në SPB Tetovë për kryerje të veprës penale “pengim i drejtësisë”
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare
- Trump pritet me duartrokitje në parlamentin izraelit, të pranishmit ngrihen në këmbë
- Monopoli është një njollë e zezë për Tetovën, fatkeqësisht nuk i përjetoi syrit të etur për përfitime
- Kurti: Exit Poll-et për Mitrovicën të hetohen, s’bëhet fjalë për huqje por për ndërhyrje flagrante pa u mbyllur vendvotimet