Darko Dodev është zyrtarisht përforcimi i parë i FC Shkupit në merkaton e dimrit. 25 vjeçari me skuadrën nga Çairi ka firmosur kontratë deri në vitin 2026, teksa sot është prezantuar nga ana e klubit bardheblu. “Nuk do ti zhgënjej njerëzit që më dhanë shansin të luajë për Shkupin. Jam pritur në mënyrën më të mirë nga bashkëlojtarët, e që me disa prej tyre njihem mirë edhe nga më parë dhe më kanë thënë fjalë të mira për klubin. Sigurisht që një nga arsyet se pse zgjodha Shkupin, është fakti se çdo vit është kandidat për titull dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, sigurisht me shumë punë dhe mund të ecim hap pas hapi”, ka thënë Dodev pasi firmosi kontratën me Shkupin. Kujtojmë se Dodev para transferimit në Çair ishte pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa gjatë karrierës së tij ka lujtur edhe me Bregallnicën, Sileksin, Tikveshin dhe Metallurgun.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Mexhiti: Shkolla “Kongresi i Manastirit”, 20 vjet histori, arsim dhe krenari
- Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Me 8 ministra shqiptarë nuk e bëre jurisprudencën në shqip për 22 vjet!
- Vuçiq paralajmëron grevë urie nëse tentojnë ta arrestojnë
- Me shtimin e gjashtë klasave të reja, mundësohet zhvillimi i mësimit me një ndërrim në SHF „Kirill Pejçinoviq“ në Kisella Voda
- Kallëzim penal për hotelin në Ohër, dyshohet se u vu në funksion me shkelje të lejes
- Detaje të reja për sulmin në Kragujevc: Nxënësi gjuajti me pushkën e babait të tij
- Pas SMS-ve për ndalimin e flamujve kombëtarë në çerdhe dhe shkolla, reagon Komuna e Çairit
- Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS-së
- AKI – Mexhitit: Një vit qeverisje, shumë premtime dhe asnjë rezultat në Çair! (VIDEO)
- BDI : Nga 817 bursa, vetëm 80 për shqiptarët – diskriminimi po godet edhe nxënësit!