Ndërsa greva po vazhdon në Qendrën Shtetërore të Provimeve për rritje të pagave për 25 %, ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri këtë e vlerëson si praktikë jo shumë të mirë. Sipas Shaqirit, gjithsecili po mundohet të shfrytëzoj një mekanizëm kushtëzimi për të arritur deri të qëllimi i caktuar. Shaqiri tha se Sindikatës së Qendrës Shtetërore të Provimeve tashmë u është ofruar një zgjidhje nga Ministria e Financave por e njëjta nuk është pranuar. Sindikata e Qendrës Shtetërore të Provimeve një ditë më parë sërish ka aktivizuar grevën për të kërkuar rritje të pagave për 25 %. Rritja që ata kërkojnë duhet të vlejë për të gjithë punësuarit në Qendrën Shtetërore të Provimeve që organizojnë testimet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo grevë nuk do të jetë pa pasoja. Aktivitetet që zhvillohen gjatë kësaj periudhe në Qendrën shtetërore të provimeve dhe zbatimi i të cilave do të vihet në pikëpyetje janë: provimi profesional për mësues dhe bashkëpunëtorë profesional ku janë 700 kandidatë të regjistruar.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
- Ahmeti ju bën thirrje shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet për Këshillin kombëtar shqiptar
- Lajmërohet kryetari i Bogovinës Feti Abazi: Rruga në Pirok është faza e parë dhe nuk çon askund, por faza e dytë do të lidhet me Korridorin 8! (VIDEO)
- Vuçiq humbi pushtetin, por jo retorikën për Kosovën! Këndon këngën nacionaliste: Nuk e heqin dot Kosovën nga shpirti im
- Mickoski: Vazhdojmë me reformat që garantojnë zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe institucione më efikase
- Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
- E përuruan me Bismilah dhe qiftelia rrugën në Pirok, por nuk e përfunduan me Elhamdulillah- Ja puna e VLEN-it (VIDEO)
- Dimitrievski: Nëse provimi i jurisprudencës mbahet edhe në shqip, largohemi nga Qeveria
- Një shtetas i Austrisë gjendet i vdekur në një banesë në Prishtinë, policia nis hetimet
- Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë