Taravari: Urime miku im Shaip, të kesh shëndet dhe suksese në betejat politike!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar zgjedhjen e Shaip Kamberit edhe për një mandat si deputet në parlamentin e Serbisë.

“Zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës triumfoi. Shaip Kamberi fitoi mandatin e deputetit për t’i përfaqësuar shqiptarët dhe të drejtat e tyre në Kuvend, ashtu siç i ka përfaqësuar dhe mbrojtur me dinjitet edhe në të kaluarën.
Urime miku im Shaip, të kesh shëndet dhe suksese në betejat politike!”, ka shkruar Taravari.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo