Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, mbajti sot konferencë për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e mbërritjes së ilaçit Trikafta për pacientët me fibrozë cistike.
”Më kujtohet kriza që u krijua para disa muajsh për shkak të procedurave burokratike që krijuan panik tek pacientët me fibrozë cistike, revolta e familjarëve dhe të afërmve të tyre ishte e justifikuar.
Edhe revolta e publikut ishte e justifikuar dhe ne si Qeveri duhej të ndryshonim diçka. Si Ministër i Shëndetësisë dhe mbi të gjitha si mjek tashmë prej kohësh, pacientët e mi dhe shëndeti i tyre kanë qënë gjithmonë në vend të parë. Gjithmonë jam zotuar për zgjidhjen e nevojave të pacientëve, siç janë nevojat për ilaçe, diagnostifikim, ndihmesa, por edhe për nevojat e përditshmërisë së pacientëve, të gjitha këto të zgjidhen sa më parë të jetë e mundur. Pengesat burokratike nuk mund dhe nuk duhet të jenë arsye për shëndetin e qytetarëve.
Ilaçi Trikafta tashmë ndodhet në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve. Me 100 milionë denarë është marrë terapia për muajt në vijim. Gjithashtu, për ilaçin janë planifikuar edhe 854 milionë denarë, për vitin 2024 dhe 2025, kështuqë pacientëve me fibrozë cistike, t’u sigurohet terapi edhe për dy vitet e ardhshme. Pacientët me fibrozë cistike përfshihen në terapi në faza, sipas Protokollit dhe kritereve të sakta të vlerësimit, merret vendimi për marrjen e terapisë. Lista e pacientëve është bërë nga Komisioni i Ekspertëve, pas ekzaminimeve mjekësore të të gjithë pacientëve me fibrozë cistike, sipas pikëve të marra.
Ilaçi Trikafta është një ilaç i sigurt, i miratuar nga Agjencioni Evropian i Mjekësisë. Ajo që është shumë e rëndësishme, efekti i terapisë është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm. Në Evropë, ilaçi është terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike.
Si ministër jam i hapur dhe transparent me pacientët, për të dëgjuar se cilat janë nevojat e tyre reale dhe cila është mënyra më e mirë për t’i zgjidhur ato. Zgjidhjet që sjellim nuk janë të imponuara por kanë një efekt real – deklaroi Mexhiti.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shfuqizohet pozita e Zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë ku ishte Arben Fetai, kompetencat kalojnë te zyra e Kryeministrit
- VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe MNB, Mexhiti: Jeton Shasivari është njeriu i duhur për Drejtësinë
- Dimitrievski: ZNAM forcon pozitat në Qeveri, merr drejtimin e këtyre ministrive
- Bejxhan Iljazi braktis Frontin Evropian, i bashkohet shumicës parlamentare
- Taulant Balla – Sali Berishës: Tentove lojë politike me Heroin e Kombit, Tahir Sinani
- Digjen dy shtëpi nga zjarri që shpërtheu në Veles
- Aksident me vdekje në aksin Pogradec–Qafë Thanë
- Jeton Shasivari në Drejtësi, Sedat Sulejmani në Kulturë, Agon Ferati zëvendëson Stoilkoviqin
- MPB: 9 të arrestuar për drogë në mbarë vendin, sekuestrim edhe në Burgun e Idrizovës
- Policia gjen armë, municion e uniforma të ushtrisë serbe në Leposaviq