Suksesi në filmin “Basic Instinct” i kushtoi Sharon Stone, aktorja humbi kujdestarinë e djalit

Karriera e aktores së njohur Sharon Stone mori një hov të jashtëzakonshëm pas pjesëmarrjes në filmin “Basic Instinct” në vitin 1992.

Por nga ana tjetër, suksesi në këtë film erdhi me kosto për aktoren në jetën e saj personale. Stone u shpreh në episodin e fundit të “Table for Two” me Bruce Bozzi, humbi kujdestarinë e djalit.

“Unë humba kujdestarinë e fëmijës tim. Gjykatësi e pyeti djalin tim të vogël “A e di që nëna jote bën filma seksi?” Njerëzit tani qarkullojnë pa rroba në TV ndërsa unë atëherë humba kujdestarinë e fëmijës.”- tha ajo.
Stone adopotoi një djalë, Roan, me ish-bashkëshortin Phil Bronstein. Çifti u martua në vitin 1998 dhe adoptoi Roan në vitin 2000. Tre vjet më vonë, Bronstein bëri kërkesë për divorc, i cili u finalizua në vitin 2004. Ai kërkoi kujdestarinë e Roan, i cili ishte 8-vjeç në atë kohë. Gjykatësi gjithashtu vuri në dukje se Stone shpesh ia kalonte kujdesin për djalin e saj “palëve të treta”.

“Përfundova në spital. Më është thyer zemra.”- kujton këngëtarja.

Në vitin 2008, Stone humbi apelin e saj për të fituar kujdestarinë kryesore të Roanit. Më pas, ajo adoptoi dy fëmijë të tjerë, Laird Vonne, 17 vjeç dhe Quinn Kelly, 16 vjeç, respektivisht në 2005 dhe 2006.

Stone ka tronditur me deklaratën e saj të fundit. Në një rrëfim të ri ajo ka zbuluar se ka humbur nëntë fëmijë nga abortet që ka pësuar ndër vite. 64-vjeçarja, e cila është nënë e tre djemve të birësuar, këmbëngul se gratë supozohen të mendojnë se humbja e një fëmije është ‘diçka për t’u përballur vetëm dhe fshehurazi, një lloj ndjesie dështimi’. Ylli i “Basic Instinct” shtoi se kushdo që ka pësuar një abort kërkon “dhembshuri, ndjeshmëri dhe shërim”.