Borë në Maqedoni, ja ku po bie për momentin





Mbrëmjen e sotme ka filluar të bjerë borë në qafën malore të Strazhës.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa në pjesët perëndimore të vendit, ndërsa në disa zona më të larta ka mbetje të vogla të borës së përzier me ujë në asfalt. Kjo pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare të Ndërmarrjes Publike „RRugët e Maqedonisë“.

Siç informojnë nga kjo ndërmarrje, në pjesët e tjera të vendit rrugët janë pjesërisht të lagështa.

„Të gjitha drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme. Në disa segmente rrugore që kalojnë nëpër prerje shkëmbore dhe gryka malore mund të ketë rrëshqitje të gurëve“, njoftojnë nga „RRugët e Maqedonisë“.

Nga ndërmarrja apelojnë te shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe ta përshtatin shpejtësinë me kushtet në rrugë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo