Fury zbulon diagnozën tronditëse: Vuajta nga skizofrenia pas fitimit të titullit kampion bote

Fury zbulon diagnozën tronditëse: Vuajta nga skizofrenia pas fitimit të titullit kampion bote

Ish-kampioni i botës, boksieri britanik Tyson Fury ka zbuluar se është diagnostikuar me skizofreni dhe çrregullim bipolar, disa muaj pas triumfit ndaj Wladimir Klitschko në vitin 2015.

Rrëfimi vjen në një dokumentar të ri të Netflix, ku Fury flet për periudhën e vështirë që kaloi, duke treguar se dëgjonte zëra dhe përjetonte ankth të rëndë.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë errësirën ku ndodhesha. Mendova se do të përfundoja në një dhomë të mbyllur në një spital psikiatrik”, rrëfeu boksieri.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo