Një 25-vjeçare nga Velesi është arrestuar nën dyshimin për vjedhje.
Sipas policisë, Xh.S. dyshohet se në dy raste kishte marrë kabllo nga objekte në ndërtim në pronësi të një personi juridik.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit do të ngrihet kallëzim penal, raporton Tetovasot.