Njëri ndër kryetarët e VLEN-it Bilall Kasami, ka njoftuar se së bashku me Izet Mexhitin ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Kasami bëri të ditur se në takim janë diskutuar çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta.
“Në takim me kryeministrin Edi Rama, bashkë me Izet Mexhitin, diskutuam për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat para nesh.
Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, ka shkruar Kasami.