A QËNDRON TRESHJA APEC?

Savash Veliu

Një dallim i dukshëm në pritjen e liderëve në samitin e APEC-ut në Kinë ka nxitur interpretime për raportet mes Pekinit, Moskës dhe Washingtonit.

Trumpi mbërriti në Shenzhen për të marrë pjesë në samitin e APEC-ut, ku u mirëprit nga vetë Xi Jinping. Ndërkaq, kur Putini mbërriti në Kinë, presidenti kinez nuk ishte i pranishëm për ta pritur.

Ky dallim në nivelin e pritjes është interpretuar si një sinjal diplomatik nga Pekini për pozitën e Rusisë në raport me Kinën. Sipas këtij interpretimi, fakti që Trumpi u prit personalisht nga Xi, ndërsa Putini jo, mund të tregojë se Moska nuk gëzon të njëjtin status në marrëdhëniet me udhëheqjen kineze.

Kjo situatë, sipas këtij vlerësimi, i ka dobësuar edhe përpjekjet e propagandës ruse për ta paraqitur vendin si një superfuqi me ndikim të barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën.

Megjithatë, Pse Turqia hesht përballë këtij dialogu formal trepalësh midis SHBA-së, Kinës dhe Rusisë – tri fuqi që nuk ndajnë asnjë bazë të përbashkët politike?
Ky është një trio tejet i pazakontë: SHBA-ja, në pozicionin e një “pate të çalë (lame duck)” të bërë joefektive nga humbja brenda zgjedhjeve; Rusia, e zhytur në apati dhe plogështi lufte; dhe Kina, e cila mbetet ushtarakisht e papërvojë dhe armatim të dobët krahasuar me dy të parët e cila mbytet të ushqej 1.5 miliard popullat!

Të tria palët e dinë mirë se – me përjashtim të Evropës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë – çdo përpjekje e të tjerëve për të siguruar një vend në tryezë, në këtë rend të ri botëror shumëpolar, është një përpjekje Beyhude- e kotë. Shikoni Israelin nën administratën e Netanyahut; ai nuk u kushton vëmendje këtyre tri fuqive – dëgjon vetëm britanikët dhe bën kujdes vetëm ndaj Turqisë.
Në këtë shekull të ri, duhet shqyrtuar pozicioni i Evropës e cila shkon teposhtëzës së mbytjes me kriza ekonomike, i Mbretërisë së Bashkuar aty para, e cila ende mban frerët në Lindjen e Mesme, Azi, Hong Kong dhe aleancën ASEAN. Pra nuk është ky trio ai që drejton fuqitë globale, por Mbretëria e Bashkuar – e cila, nga ana e saj, merr urdhra nga zotërinjtë e saj. Dhe Turqia në ngritje që zhvillon një industri të frikshme të armëve të avancuara sovrane që bota e krahason si një “Revolucion industrial”!
Dikush mund të pyesë: a mund të shtrohet një tryezë pa Turqinë? Sot, kjo është e pamundur. Sepse, nëse Turqia nuk është në tryezë, vetë tryeza do të rrëzohet.

Ndërkohë, teksa në Shenzhen të Kinës po zhvillohej një takim zyrtar mes tri kombeve të rraskapitura, Turqia — e cila ishte ftuar në grupin APEC-UT në cilësinë e vëzhguesit — zgjodhi të mos merrte pjesë në sesionin e tyre zyrtar. Në vend të kësaj, pikërisht në momentin kur tre liderët po përmbyllnin konferencat e tyre për shtyp, Turqia dërgoi një mesazh të shkurtër: “Tri mjete ajrore luftarake pa pilot ‘KIZILELMA’ janë ngritur në fluturim — nga një për secilin prej jush… Më se mjaftueshëm për t’i tronditur fronet tuaja!!!
Turqia ka lëshuar një paralajmërim të menjëhershëm përmes mjetit të saj unik ajror pa pilot – një mjet që i bën efektivisht të vjetëruara si avionët F-35, ashtu edhe ata Su-57!

Kur shikon peizazhin gjeopolitik dhe gjeostrategjik global, Turqia gjendet pikërisht në qendër të botës. Imagjinoni një kryqëzim; nëse qendra e tij bllokohet, a mund të rrjedhë trafiku përmes tij? JO!
Kjo është arsyeja e heshtjes së Turqisë: dirigjenti i orkestrës është Mbretëria e Bashkuar, ndërsa Turqia është si policia e trafikut për të gjithë botën nga ku do të kalojnë rrugët tregtare, ato të energjisë dhe ngushticat, bëhet përmes territorit turk, sigurisht! Atëherë, pse Mbretëria e Bashkuar aktualisht mban një qëndrim më afër Turqisë? Sepse pozicioni i Turqisë në këtë tabelë shahu globale përfaqëson një pozicion “mat”. Ndërsa të tjerët mund të kenë zhvilluar aspektet teorike të strategjisë, avantazhi praktik qëndron te Turqia. Me pak fjalë, territori turk lidh të gjitha kontinentet — duke lidhur, në veçanti, shtete pa dalje tregëtis detare, si Kina dhe Rusia të cilët janë të shtyrë nga dominimi Amerikan brenda kontinentit, pa dalje në pjesën tjetër të botës përmes detrave. Rusia mund të ketë qasje në botën e jashtme vetëm përmes Bosforit (Ngushticës së Stambollit); ndërsa Kina, nga ana tjetër, mund të arrijë në botën e jashtme vetëm përmes rrugës tokësore “Rruga e Mëndafshit”, duke kaluar nëpër shtetet turkike në Turan – me fjalë të tjera, me lejen e Turqisë.

Siç e kam përmendur më parë, fuqia dominuese në botë do të përcaktohet nga struktura e aleancave që krijohen; cila do palë që siguron Turqinë si aleate, do të jetë ajo që do të formësojë politikën globale. Nuk është rastësi që Mbretëria e Bashkuar e mban Turqinë pranë; pasi Mbretëria e Bashkuar synon ta përfshijë si udhëheqëse e Evropës në këtë konfigurim të interesave gjeostrategjike brenda rendit të ri global shumë polarëshe.

Treshja ka anashkaluar faktin se këndvështrimi i Mbretërisë së Bashkuar duhet të merret parasysh në diskutimet lidhur me situatën në Ukrainë. Po ashtu, është thelbësore të konsultohet Mbretëria e Bashkuar në lidhje me konfliktin me Iranin; pasi, pa miratimin e saj, Ukraina nuk do të pranojë t’i japë fund luftës, e as Irani nuk do të mund të arrijë një marrëveshje për ndërprerjen e armiqësive me Israelin. Me pak fjalë, çelësi i kësaj bllokade qëndron te Mbretëria e Bashkuar. Për më tepër, Turqia do të gëzojë gjithmonë mbështetje — duke pasur parasysh pozicionin e saj mbi ngushticat — në përpjekjet e saj për të penguar Flotën ruse të Detit të Zi që të ketë qasje në ujërat e ngrohta të Mesdheut. Pra Yalta Malta pa Mbretërin e Madhe dhe Turqinë nuk bëhet.

Në atë kohë, Jalta ishte një sukses sepse Britania mbante një pozicion udhëheqës; sot, situata është ndryshe sepse pas nuk kanë njē luftë Botërore – dhe pikërisht për këtë arsye nuk mund të arrihen rezultate. Që në fillim ishte e qartë se nuk mund të arrihej asnjë marrëveshje, duke pasur parasysh se Kina vepron ende në praktikë si një instrument i Mbretërisë së Bashkuar. Ata dështuan të realizonin atë që e kishin prezantuar si një “samit paqeje” – një samit i tillë, në fakt, nuk u arrit kurrë. Me të kthyer nga takimi u godit Rusia nga Ukraina dhe anasjelltas!

Një objektiv tjetër i marrëveshjeve ishte mbajtja e armëve bërthamore të ndara nga inteligjenca artificiale e cila mund të keqpërdoret nga AI; megjithatë, mbetet e paqartë se në ç’masë u arrit kjo!

Në këtë takim tre palët mbanin veten në rezerv në prani të tavolinës. Pse, pyesni ju? Sepse të dyja palët Putin-Xhi Shi Ping shprehin rezerva lidhur me afrimin me Turqinë — ngjashëm me Rusinë, e cila ka lënë të kuptohet për mundësinë e bashkimit me një “Shtetet e Bashkuara të Shteteve Turke”, apo me Kinën, e cila menjëherë pas saj ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar një “Pakti të Mekës”. Sa i përket Trumpit, çfarë tjetër do thotë ai përveç: “Erdogani është vëllai im”? Shkurtimisht, ata thjesht nuk mund të bëjnë dot pa Turqinë — një aktor kyç në tabelën globale të shahut!

Turqia zotëron ushtrinë e dytë më të madhe – e tejkaluar vetëm nga ajo e Shteteve të Bashkuara – dhe, pas SHBA-së, është Shteti i dytë në botë që mban baza ushtarake në shkallë globale, duke lënë pas si Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe Rusinë. Duke shërbyer si një portë hyrëse drejt Lindjes së Mesme, Turqia synon aktualisht të bëhet nyja kryesore në Mesdhe përmes lidhjes së marrëveshjeve ekonomike detare me shtetet që ndajnë kufij detarë me të; në këtë mënyrë, ajo plotëson “rrethin vicioz” gjeostrategjik të parashikuar nga Presidenti Erdoğan!

Ku qëndron Ballkani ynë!?

Sa i përket Ballkanit dhe Shqipëris Turqia nuk mbetet pasive në Ballkan – asessi në oborrin e saj të shtëpisë? Në realitet, ajo nuk është indiferente; përkundrazi, është vazhdimisht e angazhuar në veprime dhe manovra politike. Ndërsa të tjerët – ngjashëm me përrenjtë e cekët që gurgullojnë – lëvizin me shumë zhurmë, Turqia është si deti; në sipërfaqe mund të duket e qetë, por në thellësi fsheh rryma të fuqishme, të afta për të tërhequr këdo poshtë dhe të mbyt – a nuk mendoni kështu?
Turqia përdor elemente ndërmjetëse në terren – veçanërisht instrumentin BND-në (Shërbimin Federal të Inteligjencës Gjermane) në vend të vetvetes, e cila tashmë është lodhur nga Rama. Duke marrë parasysh se Gjermania është anëtare si e BE-së, ashtu edhe e NATO-s, e ka izoluar Ramën brenda me Gjermaninë sepse zona gjeopolitike shqiptare është në interes të përbashkët turko-gjerman, pra fundi nuk duhet të jetë shumë larg i regjimit Rama!

Kancelari gjerman Merz tha:

“Epoka e dominimit amerikan në Evropë ka marrë fund.”
“Amerikanët na e kanë bërë të qartë – në mënyrë agresive – se po ndjekin interesat e tyre.”
“Një epokë ka përfunduar.”

Kështu, një Evropë e lëkundur dhe hipokrite e gjen veten në mëshirën e Turqisë; pasi mbetet për t’u parë nëse Turqia — mes krizave të evropës politike e ekonomike dhe një gjendjeje kaosi të përhershëm — do të zgjedhë të përdorë fuqinë e saj ushtarake superiore për të ofruar një mburojë kundër një lufte shkatërruese, e cila po e trondit Evropën deri në themelet e saj, si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë!!!

Sa i përket botës muslimane aty Turqia ka rolin vendimtar ti bashkoj ata nën ombrellën ekonomike ushtarake. Nëse bota islame nuk gjen përfaqësimin e merituar në rendin e ri global, atëherë duhet të shqyrtojë seriozisht shkëputjen nga sistemi aktual i Kombeve të Bashkuara ku doninon pesëshja kriminele dhe krijimin e një rendi të ri ndërkombëtar, të përbashkët mes vendeve muslimane. Ajo disponon potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, pasuri të mëdha nëntokësore, fuqi ushtarake, kapacitete teknologjike dhe potencial bërthamor. Pra, çështja nuk është mungesa e burimeve, por aftësia për t’i bashkuar ato në një vizion dhe strategji të përbashkët fetar.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo