Parakalimi i çmendur kthehet në tragjedi! Tre burra vdesin në vend, tre të tjerë përfundojnë të plagosur në Kroaci





Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi mëngjesin e 18 nëntorit, në rrugën shtetërore D1, pranë vendbanimit Blagaj, afër Slunjit në Kroaci.

Sipas policisë, aksidenti u shkaktua nga një shofer 52-vjeçar, i cili tentoi të parakalonte një kamion në një kthesë, duke kaluar vijën e dyfishtë të plotë. Gjatë manovrës, ai doli në korsinë e kundërt dhe u përplas ballë për ballë me një veturë tjetër.

Nga përplasja, vetura u rrotullua dhe goditi edhe një kamion tjetër. Tre burrat që ndodheshin në të, të moshës 56, 51 dhe 53 vjeç, vdiqën në vendngjarje.

Një pasagjer 54-vjeçar u plagos rëndë. Rëndë u lëndua edhe shoferi që, sipas policisë, shkaktoi aksidentin, ndërsa bashkudhëtarja e tij 52-vjeçare pësoi lëndime të lehta.

Tragjedia merr një dimension edhe më prekës nga fakti se tre viktimat po udhëtonin drejt Shkabrnjës, për të nderuar viktimat e Luftës Atdhetare në Kroaci.

Në mesin e të vdekurve ishte edhe Miroslav Zhugaj, kryetar i klubit të futbollit Topusko.

Policia konfirmoi se të gjithë pjesëmarrësit në aksident kishin përdorur rripat e sigurisë. Kundër shoferit 52-vjeçar do të ngrihet kallëzim penal për shkaktimin e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo