Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç





Policia e Shkupit ka ngritur kallëzime penale ndaj dy burrave, të moshës 47 dhe 62 vjeç, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“.

Sipas njoftimit policor, dy të dyshuarit, me inicialet P.N. (47) dhe A.T. (62), gjatë muajit korrik të vitit 2025 kanë kryer veprime seksuale ndaj një të mituri.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente.

Ndërkohë, policia ka ngritur edhe një kallëzim tjetër penal ndaj një 49-vjeçari nga Shkupi, i dyshuar për të njëjtën vepër penale. Sipas policisë, ngjarja në këtë rast ka ndodhur në shkurt të vitit 2026.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo