
Këtë shkrim të sotëm do t’ia dedikoj mësueseve dhe mësuesëve të mësimit klasor, të cilët me punën e tyre të fisme, gjatë gjithë vitit shkollor, nxënësve të tyre, ua mësojnë shkrim-këndimin, gjatë gjithë vitit shkollor me përkushtim dhe me shumë dashuri i emancipojnë dhe humanizojnë shkronjat e dala nga Kongresi i Manastirit të harruar!
Mësues të dashur dhe ju pedagogë të gjuhës shqipe, ju meritoni vëmendjen dhe mirënjohjen tonë, ju meritoni të lavdëroheni, ju meritoni flamurin dhe respektin tonë. Ata që nëpërkëmbin Historinë e Panteonit të gjuhës shqipe, meritojnë qortimin shoqëror!
Mësues të respektuar! Faleminderit për punën tuaj të fisme!
Urime për ditëlindjen e Alfabetit dhe për shumë vite!