Një avion i ushtrisë serbe është rrëzuar sot (17 nëntor) në veri të Serbisë, në një fushë ndërmjet vendbanimeve Nova Pazova dhe Stara Pazova.
Sipas informacioneve jozyrtare të mediave serbe, dyshohet se bëhet fjalë për një avion luftarak të tipit MiG-29, megjithëse modeli ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar apo për fatin e pilotit. Ende nuk dihen as shkaqet e rrëzimit.
Në të njëjtën zonë kanë ndodhur edhe më parë aksidente me avionë ushtarakë, përfshirë rrëzimin e një MiG-29 në vitin 2009, kur humbën jetën dy persona.