Bogeski: Arkivat ruajnë të vërtetën historike dhe identitetin kombëtar!

Qëllimi ynë është që të mundësojmë analizë shkencore dhe prezantim të formave dhe proceseve institucionale përmes të cilave zhvillohet shtetësia maqedonase nga fundi i shekullit 19 dhe fillimit të shekullit 20. Pikërisht burimet arkivore mundësojnë që të përcillet gjeneza e idesë për shtetësi personale, zhvillimi i saj polirik dhe juridik, si dhe proceset historike që ka sjellë deri në arritjen e pavarësisë, theksoi në fjalimin e tij drejtori i Arkivit Shtetëror, Dimitar Bogeski në hapjen e simpoziumit shkencor ndërkombëtar “Kushtetueshmëria, sovraniteti dhe tradita”, me rastin e 35 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së parë të Republikës së Maqedonisë.

Bogeski nga foltorja në Kuvendin e Maqedonisë theksoi se rëndësi të veçantë në këtë zhvillim historik ka ruajtja e identitetit nacional dhe memoria kolektive, ndërsa dokumentet arkivore paraqesin dëshmi autentike për luftën për liri, afirmim kombëtar, zhvillim kulturor dhe synimet e gjeneratave që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të Maqedonisë në vitin 1991.

“Në to përmbahet përvoja historike, mendimin shtetndërtues dhe vazhdimësinë e aspiratës së popullit maqedonas për shtetin e vet. Po aq i rëndësishëm është roli i dokumenteve arkivore në konfirmimin e sovranitetit dhe subjektivitetit juridik ndërkombëtar të shtetit. Fondet arkivore të arkivit shtetëror ruajnë dokumente që lidhen me të drejtat sovrane të shtetit, integritetin e tij territorial, njohjen ndërkombëtare, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si dhe vendimet e institucioneve më të larta shtetërore: Parlamentit, Qeverisë dhe Presidentit të Republikës. Prandaj, dokumentet arkivore, përveç vlerës së tyre historike, kanë edhe një rol të rëndësishëm juridik dhe politik në konfirmimin e vazhdimësisë shtetërore dhe institucionale. Rëndësia e burimeve arkivore fiton peshë shtesë në rrethanat bashkëkohore shoqërore dhe politike, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian dhe sfidave me të cilat përballet Maqedonia”, tha Bogeski.

Ai theksoi se në kushte të interpretimeve të ndryshme historike, ndikime politike dhe tentativa për imponim të narrativave ndryshe për të kaluarën e popullit maqedonas, dokumentet arkivore si burime historike primare paraqesin bazë të fuqishme për interpretim të bazuar dhe të argumentuar shkencor të proceseve historike, për ruajtjen e të vërtetës historike dhe për afimimin e identitetit nacional dhe shtetëror maqedonas.

Shtoi se duke e prezantuar trashëgiminë e dokumentuar para opinionit ndërkombëtar shkencor dhe më gjerë, Arkivi Shtetëror kontribuon për afirmim shkencor, hulumtues dhe diplomatik të Maqedonisë, ndërsa në këtë mënyrë dokumentet arkivore bëhen pjesë e rëndësishme e prezantimit të përvojës tonë historike, proceseve shtetformuese dhe trashëgimisë kulturore jashtë kufirit të shtetit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo