Një sfidë virale në TikTok ka përfunduar në tragjedi në Republikën Dominikane, ku një grup miqsh po argëtoheshin ndërsa njëra prej vajzave që ishte pjesë e grupit shoqëror ka humbur jetën pasi u mbyt duke ngrënë ushqimin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin San Cristobal, ku e reja e identifikiar si Katia Araujo pësoi asfiksi pasi një copë pule i bllokoi rrugët e frymëmarrjes gjatë sifdës. Miqtë e saj kuptuan se e reja nuk po arrinte të merrte frymë dhe tentuan t’i jepnin ndihmën e parë.
Më pas, një fqinj ndërhyri dhe e transportoi me një automjet drejt spitalit. Fatkeqësisht, kur mbërriti në institucionin shëndetësor, mjekët konstatuan se ajo kishte ndërruar jetë. Bëhet fjalë për lojën “gur letër dhe gërsherë”.