Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur





Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur
Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër.

Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Kështu ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila e ka trajtuar rastin nga fillimi.

Kjo është konfirmuar edhe nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet me datë 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun.”

Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.

Jeton akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

Në aktakuzë shkruhen krejt torturat që 49 vjeçarja i kiahte përjetuar nga ai, njofton Klankosova.tv.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo