Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik





Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë
në takimin e punës të organizuar në kuadër të programit Falcon, në bashkëpunim me
kompaninë globale BAE Systems dhe me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së.
Në takim u prezantuan rezultatet e vlerësimit të kryer dhe të analizave në terren të
sistemeve të TI-së të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para
Minerale. Ekspertët e BAE Systems e vlerësuan ekipin e TI-së së Ministrisë si një nga
më të përgatiturit me të cilët kanë bashkëpunuar deri më tani, duke theksuar
përkushtimin e tij të lartë ndaj sigurisë kibernetike dhe zbatimin e vazhdueshëm të
standardeve ndërkombëtare.
Duke vënë në pah rëndësinë e mbrojtjes digjitale në sektorin energjetik, në takim u
diskutua për krijimin e një Qendre Sektoriale për Operacione të Sigurisë (SOC), si dhe
për mundësitë e financimit të saj përmes fondeve evropiane dhe Agjendës së
Reformave.
Me krijimin e kësaj qendre synohet që institucionet në sektorin energjetik t’i identifikojnë
me kohë kërcënimet kibernetike dhe të reagojnë në mënyrë të koordinuar, duke ruajtur
kështu vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve energjetike për qytetarët dhe bizneset.
„Siguria e infrastrukturës së TI-së është thelbësore për stabilitetin tonë energjetik. Me
krijimin e kësaj qendre sektoriale dhe me mbështetjen e partnerëve tanë strategjikë,
sigurojmë mbrojtje moderne nga kërcënimet digjitale dhe garantojmë funksionimin e
pandërprerë të sistemit energjetik”, theksoi ministrja Bozhinovska.
Në takim u rikonfirmuan edhe një herë partneriteti strategjik dhe përpjekjet e përbashkëta për
forcimin e infrastrukturës kritike dhe sigurisë energjetike të vendit.

Bozhinovska–BAE Systems: Konfirmohet partneriteti për sigurinë kibernetike në sektorin energjetik

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo