“Dashuri për Story, luftë në shtëpi!”

Shkruan: Rami Mislimi

Çiftet që grinden më së shumti në shtëpi, janë pikërisht ato që publikojnë më së shumti fotografi në Instagram dhe Story. Para tjerëve buzëqeshje, fotografi me zemer e puthje, ndërsa në shtëpi rrahje e sharje.

Ata që zihen më së shumti kur janë vetëm, para tjerëve janë çifti më i lumtur, e thotë shkenca e thonë edhe psikologët, е thonë edhe ata që meren me poezi dashurie!
Sot po e shpërndaj edhe unë fotografinë e “çiftit më të lumtur” politik në vend, Izetit dhe Bilallit.

Fotografia e “çiftit më të lumtur”, e shoqëruar edhe me thirrje dhe presion ndaj funksionarëve të VLEN-it, që ta shpërndajnë në Story, më bëri të mendoj se këtu “ИМА НЕШТО”
Kur fillon presioni që të gjithë ta shpërndajnë fotografinë e “çiftit të lumtur” më lindi vetvetiu dyshimi. Pse gjithë ky presion për të dëshmuar se janë bashkë, se janë unikë dhe se gjithçka po shkon mirë brenda VLEN-it?

Bilalli dhe Izeti, përmes kësaj fotografie të dashurisë, duket se deshën të dërgojnë një mesazh edhe kryeministrit Mickoski, kujdes kryeministër se ne jemi unikë, jemi të fortë dhe jemi bashkë, mos mendo se mund të na ndash para dhe pas zgjedhjeve ne jemi me ty dhe bashk me ty.
Andaj mbani mend se sa më shumë shpërndahen fotografitë e Izetit dhe Bilallit, aq më shumë krijohet përshtypja se brenda VLEN-it ka tensione që mundohen të mbulojnë me buzëqeshje.
Sa më shumë buzëqeshin gjatë ditës pranë njëri-tjetrit, aq më shumë duket se natën mendojnë për ndarjen.

Prandaj, këtë fotografi të “çiftit të lumtur” e titullove me ” Dashuri për Story, luftë brenda shtëpisë!”
Prej sonte e tutje, kur tju kërkojnë ta shpërndani fotografinë e “çiftit të lumtur”, kujtohuni se ndoshta pas gjithë kësaj pune fshihet frika nga ndarja.
Ju që e doni VLEN-in me zemër, mos e shpërndani, sepse ndarja e Izetit dhe Bilallit mund tju lërë shenjë në zemër! Andaj kujdes.

E tash, edhe unë sonte do ta shpërndaj fotografinë për hirë të “dashurisë së sinqertë” mes të dyve edhe pse disa funksionarë kanë nisur ta fshijnë Story-n, unë do ta mbaj pak më gjatë!
Sepse dashuria për në Story duhet të zgjasë, edhe kur lufta për ndarje është më e madhe!

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo