Thellohet bilanci! Një tjetër elektriçist humb jetën në krye të detyrës, Lulzim Shehun e zë poshtë shtylla
Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Vasije të Kalasë së Dodës, në Dibër.
Një elektricist humbi jetën duke punuar teksa një shtyllë elektrike u shemb dhe e zuri poshtë.
Elektricisti Lulzim Shehu humbi jetën në vendin e ngjarjes ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.
Ky është rasti i gjashtë në pak muaj, i vdekjes së elektriçistëve në krye të detyrës, ndërsa OSHEE nuk ka marrë asnjë masë për ndryshimin e kushteve të punës.