Zjarr në një depo drush në Gostivar, digjen skuter, biçikletë dhe sharrë motorike





Një zjarr ka përfshirë një objekt ndihmës në një depo për shitjen e druve për ngrohje në Gostivar.
Siç raporton Tetovasot, zjarri ka shpërthyer në rrugën “JNA”, në pronësi të S.M. (59) nga fshati Llakavicë.
Flakët kanë shkrumbuar një skuter, një biçikletë dhe një sharrë motorike.
Zjarrfikësit e Gostivarit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Rasti po hetohet nga policia.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo