BERVENICË/ Rritet dalja e votuesve në raundin e dytë, krahasuar me raundin e parë (GRAFIKON-VIDEO)





Dalja e votuesve në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 09:00 është më e lartë në raundin e dytë, krahasuar me raundin e parë të zgjedhjeve të vitit 2026.

Sipas të dhënave në grafikonin e TetovaSot, në raundin e parë deri në orën 09:00 kishin votuar 2,46% e qytetarëve, ndërsa në raundin e dytë kjo përqindje ka arritur në 3,98%.

Kjo paraqet një rritje prej 1,52 pikë përqindjeje në daljen e votuesve.

Në numra konkretë, sot kanë votuar 646 qytetarë, krahasuar me 400 në raundin e parë, pra 246 votues më shumë.

BERVENICË/ Rritet dalja e votuesve në raundin e dytë, krahasuar me raundin e parë (GRAFIKON-VIDEO)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo