VMRO e interesuar për Bërvenicën, përcjell nga afër procesin zgjedhor! (VIDEO)





VMRO-DPMNE po i kushton vëmendje të veçantë procesit zgjedhor në Komunën e Bërvenicës, ku sot po zhvillohet raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të komunës.

Sipas gazetarit të TetovaSot, Nevrij Ademi, kjo parti është e interesuar ta fitojë sërish Bërvenicën, komunë të cilën e ka udhëhequr edhe më parë.

Në disa fshatra të komunës janë angazhuar vëzhgues të VMRO-DPMNE-së, ndërsa gjatë ditës në terren janë parë edhe funksionarë të lartë të kësaj partie, të cilët po e përcjellin nga afër procesin e votimit.

Në garën e sotme për kryetar të Bërvenicës përballen Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga koalicioni AKI.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo