Shkëndija U16 nuk ndalet, triumfon 3:0 ndaj Struga Trim Lum





Shkëndija U16 vazhdon serinë e rezultateve pozitive, duke regjistruar një tjetër fitore të pastër në kampionat. Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Ismail Ismaili mposhti me rezultat 3:0 ekipin e Struga Trim Lum, në një ndeshje të luftuar, ku vendasit treguan cilësi, disiplinë dhe efikasitet para portës informon Tetovasot.
Për fitoren e rëndësishme realizuan Miran Emini, Omer Xheladini dhe Leard Salihi, të cilët vulosën një paraqitje shumë të mirë të skuadrës.
Me këtë sukses, Shkëndija U16 konfirmon formën e shkëlqyer që po kalon në këtë sezon. Ekipi jo vetëm që po fiton, por po dëshmon edhe potencial të madh në repartin ofensiv, duke shënuar vazhdimisht shumë gola dhe duke zhvilluar futboll të bukur.
Pas ndeshjes, trajneri Ismail Ismaili u shpreh:
“Jam shumë i kënaqur me angazhimin dhe karakterin që treguan futbollistët. Përballë kishim një kundërshtar cilësor, por djemtë respektuan çdo detyrë taktike dhe e merituan plotësisht fitoren. Më gëzon fakti që skuadra po luan me besim, krijon raste dhe shënon gola. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim, sepse objektivi ynë është zhvillimi i futbollistëve dhe ruajtja e këtij ritmi pozitiv.”

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo