Këshilltarja e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, Belinda Amiti, në Këshillin Komunal ngriti shqetësimin për qytetarët e Tetovës që janë dërguar te përmbaruesit për shkak të tatimit të papaguar të pronës, duke theksuar se njoftimi i vonuar dhe i mangët i ka vënë shumë familje në pozitë të vështirë.
“Kërkova mirëkuptim të veçantë për familjet pa të punësuar, që jetojnë me ndihma sociale dhe nuk kanë mundësi reale t’i përballojnë këto shpenzime.
Në përgjigjen e tij, Kryetari i Komunës tha se qytetarët që dëshmojnë vështirësi financiare mund të aplikojnë në Komunë për ndihmë sociale, me të cilën do të mbulohet kjo shumë.
Si këshilltare komunale, do të vazhdoj të ngre çdo çështje që prek drejtpërdrejt qytetarët, veçanërisht ata që përballen me vështirësi ekonomike”, shprehet Amiti.