Përleshje mes dy banorëve të Skudrinjës, policia do të ngrejë kallëzim





Një mosmarrëveshje e mëparshme ka përfunduar me dhunë fizike në fshatin Skudrinjë të Rostushës, raporton Tetovasot.

Më 26.10.2026, në ora 13:00, A.K. (42) ka denoncuar se rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “Vinigraishtat”, mbi rrugën lokale drejt fshatit Skudrinjë, është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij Z.E. (38).

Pas dokumentimit të plotë të rastit, policia ka paralajmëruar se ndaj personit të dyshuar do të parashtrohet kallëzim përkatës, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo