Aksident në autostradën Shkup–Tetovë, vetura përplas ariun – kafsha ngordh në vend





Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën Shkup–Tetovë, ku një veturë ka goditur një ari që kishte dalë në rrugë informon Tetovasot.

Si pasojë e përplasjes, ariu ka ngordhur në vend, ndërsa nga informacionet e para nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Aksidenti ka shkaktuar edhe pengesa të përkohshme në qarkullim, derisa autoritetet kanë larguar kafshën nga autostrada.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në segmentet ku mund të shfaqen kafshë të egra.

Tetovasot do të sjellë më shumë detaje sapo të ketë informacione zyrtare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo