“Safe City” e kapi me 166 km/h, serbi arrestohet tre muaj më vonë në Tabanoc





Një shtetas 39-vjeçar serb u arrestua në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Safe City” e kishte regjistruar më 15 korrik duke vozitur me 166 km/h në një segment të autostradës Gjevgjeli–Demir Kapi, ku kufizimi është 80 km/h.

Ai u arrestua më 23 tetor, teksa po përpiqej të largohej nga Maqedonia e Veriut.

Pas arrestimit, u dërgua në stacionin policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo