Rama del sërish në Bulevard: Kjo flamë s’është e studentëve, është dora e opozitës që ka marrë peng qytetin me maska

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar sërish për protestat në Tiranë.

Pas protestës së tretë studentore dhe përleshjeve të dhunshme me policinë, ai bërë një video pranë një kiosku të djegura gjatë ditës së djeshme në Bulevard.

Në adresimin e tij, ai ka thënë se kjo nuk është dorë e studentëve.

Si nisi gjithçka?

15.10 · 08:28
Protestat e dhunshme në Shqipëri, Edi Rama shkon te Kolegji i djegur i Evropës: Kush e ka bërë këtë do ta paguajë
15.10 · 12:45
Rama për Reuters: Nuk jap dorëheqje, pushteti ndryshohet me votë jo me dhunë
Rama ka bërë me dije kjo është dora e opozitës që ka marrë peng qytetin me maska dhe që po keqpërdor të rinjtë.

“Kjo është gërmadha e jetës që humbën shqiptarët për 30 sekonda. Jetojnë në shtëpi më të mira, më të forta. Si mund të jenë studentët, si mund të jetë investimi i prindërve tek fëmijët e tyre kjo gërmadhë? Kjo nuk ka lidhje me studentët, e gjithë kjo flakë nuk është studentore. E gjithë kjo pengmarrje me maska s’ka të bëjë me hallet, problemet, aspiratat e gjithkujt që do të jetë më i mirë. Është po ajo dorë që ka kapur për fyti opozitën shqiptare. Që është gati të djegë e ta shkatërrojë përsëri Shqipërinë. Lëvizje qorre që urrejtja më e verbër është e vetja dritë arsyeje. Këta nuk janë studentët, as ata që marrin peng qytetin gjatë ditës nuk janë studentët, e as ata që në mbrëmje predikojnë lëvizjen, përpjekjen, revoltën studentore s’kanë të bëjnë me ju. Si mund të nxirren të miturit në rrugë, si mund të nxiten të miturit të vënë maska, të shkulin trotuarët që mirëmbahen përditë me taksat tuaja dhe të qëllojnë policinë. Si mund të rrezikohet jeta e të miturve duke u hedhur në rrugë për agjentë të tjerëkujt”, ka thënë ai.

Reklamë

Ai ka bërë me dije se kaosi në Tiranë ka mbështet nga ata që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.

Nga arkivi

25.01.2026
Rama, pas protestës: Opozita e vetme në Europë me program dhunën, si ato të para 100 viteve
15.08.2026
Rama për protestat: Nuk janë si ato të qershorit, sot janë përfshirë parti opozitare dhe grupe ekstremiste
“Dora e vjetër e keqe që e ka ndjekur Shqipërinë si mallkim, sot mbështetet nga duar të tjera, të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë, të shohë drejt, të ecë përpara dhe të merret me problemet e saj për t’u përmirësuar, që nuk e duan Shqipërinë pjesë të BE. Nuk e duan Shqipërinë të lirë për të qenë aty, së bashku me popujt e tjerë të BE. A ju duket rastësi që sapo çelet një tjetër dritë jeshile, sapo afrohet më shumë drejt asaj abisine këtu plas flaka? Nuk është rastësi. E gjithë kjo nuk është rastësi. Është një sprovë, test i karakterit tonë dhe është një tjetër hap që ne do ta hedhim së bashku përballë një pengese të madhe që na është vënë përpara”, është shprehur ai, duke dhënë detaje tjera.

“Studentët, sipërmarrësit, të gjithë njerëzit e zakonshëm, kanë të drejtë të kërkojnë më shumë. Problemet janë aty, jemi këtu për të bërë më të mirën me aq sa dimë e mundemi duke u përpjekur të mësojmë e të bëjmë më shumë. E kemi sjellë Tiranën deri këtu. S’e ka sjellë koha e rrethanat, por një punë këmbëngulëse. E kush thotë të përkulemi përballë dhunës për pak qetësi, gabon. Durim dhe dhe kjo do të kalojë, se pasi kjo të kalojë do të dalim siç kemi dalë nga sprovat e tjera, më të fortë e të vetëdijshëm për sfidën e përbashkët që kemi përpara”, ka deklaruar Rama.

Rama ka bërë me dije kjo është dora e opozitës që ka marrë peng qytetin me maska dhe që po keqpërdor të rinjtë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo