93,7 përqind të qytetarëve në Maqedoni përdorin internetin





Në tremujorin e parë të vitit 2026, 93,7 përqind e popullsisë së përgjithshme në vend të moshës 15 deri në 74 vjeç kanë përdorur internetin, sipas të dhënave mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK) në amvisëri dhe nga individë nga Enti Shtetëror i Statistikës.

MARKETING

Në periudhën e njëjtë, 91,2 përqind e amvisërive kishin qasje në internet nga shtëpia.

Të dhënat tregojnë për përdorim të gjerë të internetit dhe shërbimeve digjitale në jetën e përditshme të popullsisë, si dhe të nivelit të lartë të qasjes në internet në amvisëritë e Maqedonisë.

Internet disa herë gjatë vitit kanë shfrytëzuar 81,2 përqind e popullsisë, ndërsa po aq përqindje, kanë porositur ose blerë mallra ose shërbime përmes internetit gjatë 12 muajve të kaluar.

Në përdorimin e TIK-ut pjesëmarrje më të madhe prej 93,5 për qind ka telefonimi përmes telefonit dhe video thirrjet (përmes ueb kamerave dhe përdorimi i aplikacioneve si Skype, FaceTime, Messenger, WhatsApp, Viber dhe Snapchat).

Pjesëmarrje më të madhe prej 88.4 % ka shkëmbimi i porosive, kryesisht përmes Skype, Messenger, WhatsApp dhe Viber.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo