Drama e minatorëve në Trepçë, menaxhmenti: U ndal rryma, 54 minatorë dolën përmes shkallëve, 9 pas rikthimit të energjisë

Trepça ka reaguar lidhur me bllokimin e 63 minatorëve në një minierë, se kjo ndodhi për shkak se dje, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.

Nga njoftimi i saj, Trepça bën të ditur se pas ndërprerjes së energjisë elektrike: – 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente; – 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

‘’ Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50. Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë. Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Advertisement
Njoftimi:

NJOFTIM PËR AVARINË NË TRAFON TUNELI I PARË

Advertisement
Më datë 07.10.2026 në orën 19:30, ka ndodhur një avari në Trafon Tuneli, përkatësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg dhe Njësinë e Flotacionit.

Në momentin e avarisë, në minierë kanë qenë gjithsej 63 minatorë, të cilët ishin në ndërrimin e dytë dhe ishte planifikuar ta përfundonin ndërrimin në orën 23:00.

Pas ndërprerjes së energjisë elektrike:

– 54 minatorë kanë dalë në sipërfaqe përmes shkallëve emergjente;

– 9 minatorët e mbetur kanë qëndruar në minierë deri në rikthimin e furnizimit me energji elektrike.

Furnizimi me energji elektrike për Minierën me Flotacion Trepça në Stan Tërg është rikthyer në orën 02:30, ndërsa 9 minatorët e mbetur kanë dalë në sipërfaqe në orën 02:50.

Pas rikthimit të energjisë elektrike, ndërrimi i parë ka filluar punën normalisht në minierë.

Ndërkohë, Njësia e Flotacionit ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga avaria në trafon 35 kV.

Ekipet teknike janë duke punuar në sanimin e avarisë, përfshirë kontrollimin dhe zëvendësimin e pesë (5) siguresave mbrojtëse 6.3 kV, si dhe të elementeve të tjera përkatëse të instalimit elektrik.

Procesi i sanimit është vështirësuar nga mungesa e pjesëve rezervë në magazinë, pasi këto pjesë nuk disponohen aktualisht në stok.

Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së të gjitha verifikimeve teknike dhe të sigurisë, do të bëhet rikthimi i plotë i furnizimit me energji elektrike dhe vënia në funksion e Njësisë së Flotacionit.

Ne mbesim të angazhuar me të gjitha mundësistë tona dhe pa kursyer asgjë nga ajo që dimë e mundemi, për ta kthyer situatën në normalitet. Për zhvillimet e mëtejshme dhe përfundimin e sanimit të avarisë do të njoftoheni me kohë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo