Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar të Drejtësisë “Stamboll 2026”, i cili po mbahet më 8 dhe 9 tetor, nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.
Samiti mbledh ministra të Drejtësisë nga vende të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve gjyqësore dhe organizatave ndërkombëtare, duke krijuar një platformë të rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në
fushën e drejtësisë.
Nën moton “E ardhmja e drejtësisë: Përgjegjësi e përbashkët për njerëzimin”, në fokus të Samitit janë sfidat bashkëkohore të drejtësisë, sundimi i ligjit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve në përballjen
me sfidat globale.

