Deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska, si pjesë e delegacionit të Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), mori pjesë në misionin vëzhgues të
zgjedhjeve në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Këto zgjedhje në Bosnjë dhe Hercegovinë ishin të rëndësishme sepse për herë të parë u
përdorën mjete digjitale për votim, si skanerë dhe pajisje për gjurmët e gishtërinjve.
Në zgjedhje u votua për tre anëtarët e Presidencës së BeH-së – boshnjak, serb dhe kroat;
Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit të BeH-së; Dhomën e Përfaqësuesve të
Federatës së BeH-së; Presidentin dhe zëvendëspresidentët e Republikës Serpska;
Asamblenë Popullore të Republikës Serpska; si dhe kuvendet kantonale në Federatën e
BeH-së. U zgjodh e gjithë struktura politike në nivel shtetëror dhe entitetesh.
Zgjedhjet u zhvilluan në respektim të parimeve demokratike, përkundër të gjitha sfidave të
teknologjisë së re, e cila u ndihmoi qytetarëve të BeH-së të shprehin vullnetin e tyre.


