Gjykata Themelore Penale ka mungesë të theksuar të personelit teknik





Gjykata Themelore Penale në Shkup përballet me mungesë të madhe të stafit.

Nga 628 vende pune të parashikuara, janë të plotësuara vetëm 208.

Mungesa është veçanërisht e theksuar te personeli teknik.

Gjykata ka vetëm shtatë higjieniste dhe, për shkak të mungesës së stafit, në pastrimin e hapësirave ndihmojnë edhe gra të dënuara me burg.

Pavarësisht mungesës së kuadrit, numri i lëndëve të vjetra është ulur ndjeshëm gjatë vitit të fundit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo