Zhegrova impresionon italianët, mediumi i njohur i thur elozhe numrit 10





Edon Zhegrova ka marrë vlerësime të larta nga mediumi i njohur italian Tuttosport pas paraqitjes së tij në ndeshjen e Kosovës ndaj Austrisë, e cila përfundoi 1-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në raportimin për ndeshjen, Tuttosport e veçon anësorin kosovar, duke e cilësuar paraqitjen e tij si të shkëlqyer.

“Zhegrova dha një dhe luajti shkëlqyeshëm, gjithmonë në qendër të aksionit dhe më aktivi nga shokët e tij të ekipit me shumë lojëra cilësore”, shkruan mediumi italian.

Zhegrova ishte protagonist në golin e Kosovës, pasi në minutën e 70-të asistoi për Fisnik Asllanin, i cili sapo kishte hyrë në fushë, duke i dhënë Kosovës epërsinë 1-0.

Megjithatë, Austria arriti të barazojë në minutën e 85-të përmes Christoph Lang, pas asistimit të Kalajdzic.

Tuttosport thekson gjithashtu se Zhegrova, i cili tani aktivizohet te Juventusi, luajti 81 minuta para se të zëvendësohej nga Milot Krasniqi.

Pavarësisht barazimit, Kosova pas katër ndeshjeve ka pesë pikë, ndërsa Austria kryeson Grupin 3 të Ligës B me tetë pikë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo