I hodhi lëng të panjohur në rezervuarin e një Porsche, arrestohet shtetasi i Serbisë





Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar një automjet luksoz Porsche në Strugë.

Sipas policisë, 37-vjeçari nga Bujanoci ka hapur me forcë rezervuarin e automjetit dhe ka hedhur një lëng të panjohur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Pas hetimeve ai është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo