Një shtetas i Serbisë është arrestuar pasi dyshohet se ka dëmtuar një automjet luksoz Porsche në Strugë.
Sipas policisë, 37-vjeçari nga Bujanoci ka hapur me forcë rezervuarin e automjetit dhe ka hedhur një lëng të panjohur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Pas hetimeve ai është identifikuar dhe arrestuar, ndërsa ndaj tij është ngritur kallëzim penal raporton Tetovasot.