
Një 41-vjeçar nga Strumica ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj anëtarëve të tjerë të familjes.
Ngjarja ndodhi më 28 shtator në shtëpinë familjare, ndërsa pas arrestimit është njoftuar edhe prokurori publik.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim penal raporton Tetovasot.