Sot në Kuvend u mbajt takimi i lamtumirës i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, me ambasadorin britanik Metju Loson. U konstatuan
marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Mbretërisë së Bashkuar, të cilat po zhvillohen rregullisht me dinamikën në zhvillim.
Kryetari Gashi e theksoi veçanërisht bashkëpunimin në nivelin e kryetarëve të
parlamenteve, duke iu referuar vizitës së tij zyrtare të vitit të kaluar në Parlamentin Britanik.

E theksoi rëndësinë e ndihmës së projektit për Kuvendin që kryhet përmes Fondacionit
Vestminster për Demokraci dhe që forcon funksionet e Kuvendit dhe Shërbimit.
Ambasadori Loson shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer me Kuvendin gjatë
mandatit të tij, si dhe për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Mbretërisë së
Bashkuar dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shprehu besimin se ky do të vazhdojë
me dinamikë të pazvogëluar edhe me ambasadoren e ardhshme.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi aktivitetet e ardhshme të Kuvendit,
mundësitë dhe modalitetet në kuadër të bashkëpunimit tashmë të vendosur, por edhe mbi
potencialin e llojeve të tjera të bashkëpunimit me interes të ndërsjellë. U theksua rëndësia e
Partneritetit Strategjik dhe Marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet tregtare midis dy
vendeve, si dhe roli udhëheqës i Mbretërisë së Bashkuar në momentet historike vendimtare
të vendit tonë si demokraci e pavarur evropiane.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e jashtëzakonshëm të ambasadorit dhe promovimin
e marrëdhënieve midis dy parlamenteve, Kryetari Gashi i dhuroi një dhuratë të
përshtatshme ambasadorit Loson.