Shkup – Dy shtetas të huaj, një 37-vjeçar nga Holanda dhe një 38-vjeçar nga Spanja, janë arrestuar nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht një 33-vjeçar në depon e Hekurudhave të RMV-Transport në Shkup. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë procedurat përkatëse, raporton Tetovasot.