Policia ka arrestuar shtatë shoferë në vende të ndryshme të vendit për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Katër prej tyre drejtonin automjete pa patentë, dy u kapën nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër voziste pavarësisht ndalimit aktiv për drejtim të automjetit. Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzime penale, raporton Tetovasot.