Një 35-vjeçar nga Shtipi, i shtruar me lëndime të rënda në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup, ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga një infermier në një institucion shëndetësor në rajonin e Gjevgjelisë. Babai i tij fillimisht kishte raportuar se djali ishte lënduar pasi kishte rënë nga shtrati. Policia po heton të dy pretendimet, raporton Tetovasot.