Një 35-vjeçar nga Shkupi është marrë në bisedë zyrtare pasi ish-partnerja e tij ka denoncuar se ai e kishte përndjekur, i kishte dërguar mesazhe dhe se nën automjetin e saj ishte gjetur një pajisje për ndjekje. Policia po heton të gjitha rrethanat e rastit, raporton Tetovasot.