Berat Buzhala sulmon ashpër ministrin Jeton Shasivari: “Ky është qëndrim i Serbisë, i shkruar prej një shqiptari”
Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, duke kritikuar qëndrimet e tij të fundit lidhur me zhvillimet në Kosovë dhe ish-krerët e UÇK-së.
Në reagimin e tij, Buzhala ka përdorur tone të ashpra ndaj ministrit Shasivari, duke e cilësuar atë si “ministër të Albinit e Mickovskit në Maqedoni”, njofton TS.
“Qiky pleh është ministër i Albinit e Mickovskit në Maqedoni. Ministër i Drejtësisë”, ka shkruar Buzhala.
Më tej, gazetari ka kritikuar ashpër qëndrimet e Shasivarit, duke thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet të distancohen prej tyre.
“Çdo shqiptar në Maqedoni duhet me u turpnu prej tij dhe qëndrimeve të tij”, ka deklaruar Buzhala.
Në fund, Buzhala ka bërë një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të ministrit, duke pretenduar se ai përputhet me qëndrimin e Serbisë.
“Ky është qëndrim i Serbisë, i shkrume prej një shqiptari në gjuhën shqipe”, ka shkruar gazetari Berat Buzhala.